Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën, e turpshme se si po hesht dhe presidentja Siljanovska

Opozitarja LSDM ka kërkuar sërish shkarkimin e ministres së Financave, Gordana Koçoska.

“Ofendimet dhe diskriminimi i Gordana Koçoskës ndaj deputetes Petrovska dhe gjithë grave nuk guxon të bëhen temë e mbyllur”, reagojnë nga LSDM.

Sipas socialdemokratëve, një Ministre që ofendon, diskriminon dhe shkel mbi dinjitetin njerëzor nuk guxon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Kërkojmë që Mickoski menjëherë ta shkarkojë Koçoskën. Ajo ka shkelur së paku 9 nene të Kodit Etik të Ministrave. Shkarkimi i  saj është akt drejtësie, akt respekti ndaj çdo gruaje që ka qenë viktimë e diskriminimit. Tani, Mickoski, ti e ke radhën.Do të tregosh guximin për ta shkarkuar Koçoskën? Do të qëndrosh pas vlerave morale ose do të vazhdosh ta mbrosh? A premtoje se secili funksionar që do të gabojë, do të bart përgjegjësi. Trego me vepra ose shkele fjalën edhe një herë. E turpshme është edhe heshtja e Presidentes Gordana Siljanovska. Përse nuk reagon ndaj këtyre ofendimeve dhe diskriminimeve?”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Exit mobile version