Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski shtrejtoi energjinë elektrike për 100 për qind

Nga partia në pushtet kanë akuzuar OBRM-PDUKM se gjatë qeverisjes së tyre e kanë shtrenjtuar energjinë elektrike për 100 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së, kur edhe Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, energjia elektrike u shtrenjtua për 100 për qind. Për shkak të energjisë elektrike të shtrenjtë, familjet ishin të detyruar të kalonin në metoda të ngrohjes më të lira dhe më pak miqësore me mjedisin”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se kjo ishte shkaktari kryesor për rritjen e ndotjes së ajrit.

“Mickoski e shtrenjtoi energjinë elektrike, ndërsa qytetarët filluan të ngrohën me dru, me çka kjo sjell më shumë përgjegjësi për ndotjen e ajrit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version