Nga partia në pushtet kanë reaguar ndaj pohimeve të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në lidhje me vdekjet e fundit nga epidemia e fruthit dhe virusi i gripit.
“Mickoski por keqpërdor edhe tragjeditë njerëzore dhe këtë e konsideron për promovim të tijin.
Qëndrimi kriminal i OBRM-PDUKM-së ndaj shëndetit të qytetarëve, skandalet e importit paralel të ilaçeve, ka kontribuar në rënien e përfshirjes të vaksinimit në vitin 2014 dhe në këtë mënyrë në uljen e imunitetit kolektiv. Mickoski ka heshtur”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga atje shtojnë se Mickoski me vite ka qenë pjesë e pushtetit kriminal e cila ka shkatërruar shëndetin, i ka nënvlerësuar mjekët dhe i ka shkelur të drejtat e pacientëve./Telegrafi/