Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së liderit të OBR-PDUKM-së në lidhje me pohimet për ndotjen e ajrit.
Nga atje thonë se Hristijan Mickoski, është njeriu drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e ndotjes së ajrit, rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe rritja e varfërisë.
“Hidro Mickovski dhe OBRM-PDUKM-ja e tij 100 për qind rrisin çmimin e energjisë elektrike, e cila ka ndikuar në mijëra familje që të kalojnë në ngrohje jo të shëndetshme. Përveç kësaj, për shkak të interesave kriminale të OBRM-PDUKM-së, ata nuk morën ndonjë veprim për ndotjen e ajrit. Mickoski ishte i heshtur për 11 vjet për ndotjen e ajrit. Biznesi i hidrocentraleve që e fitoi nga shefi i tij, Nikolla Gruevski, ishte më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve. Mickoski të mos bëhet kinse shqetësohet. Tani të gjitha institucionet janë të angazhuara në zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga partia në pushtet thonë se pas 11 vjetësh të injorimit të problemit nga ana e OBRM-PDUKM-së, janë ndërmarrë masa afatmesme dhe afatgjate, të cilat kanë për qëllim dhënien fund të problemit me ndotjen e ajrit.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, më herët nëpërmes një video, kërkoi nga qeveria që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit,/Telegrafi/