Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidates së OBRM-PDUKM-së për kryetar shteti, Gordana Siljanovska duke thënë se “Mickoski e zyrtarizoi kandidaten e tij që mbeti krah për krahu me atë, kundër zhvillimit, kundër NATO-s dhe BE-së, sikur Ivanovi dhe Nikolla Gruevski”.
“Grodana Siljanovska sot kishte mundësi të tregojë se dallon, se është kundër politikave anti-perëndimore të Mickoskit dhe të tërhiqet nga këto, por këtë nuk e bëri”, thonë nga LSDM duke shtuar se Siljanovska nuk u largua nga politikat kriminale të Nikolla Gruevskit, as nga aktivitetet shkatërruese të Mickoskit kundër zhvillimit të vendit, kundër marrëveshjes së Prespës dhe, siç thonë nga LSDM, kundër BE-së dhe NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, thonë nga partia në pushtet, Siljanovska nuk e dënoi gjuhën e urrejtjes dhe ndarjeve të qytetarëve që vinin nga koleget e saja të afërta me OBRM-PDUKM-në.
“Gordana Siljanovska nuk tregon asgjë tjetër përveç se është një zbatuese e Hristijan Mickoskit. Atdheut nuk i dihet edhe në partiak sikur Gjorge Ivanovi”, thonë nga LSDM.
Në fund LSDM thotë se me Mickoskin afër saj dhe me përkrahjen e politikave anti-perëndimore është e qartë se Siljanovska do të pësojë disfatë. “Siljanovska dhe Mickoski mund të përgatitet për disfatë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”./Telegrafi/