Telegrafi

LSDM: Maqedonia u çua në këmbë, Ivanov duhet ti tërheq vendimet dhe të largohet

Maqedonia u çua në këmbë në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetësisë dhe të ligjeve. Që ta mbrojë veten nga banda kriminale rreth tij, Nikolla Gruevski urdhëroi ndërsa Gjrogje Ivanov, zbatoi grusht shtet, thuhet në njoftimin e LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Kushtetuta është rrëzuar, janë shkelur ligjet. Marrëveshja e Përzhinos është varrosur, qeverinë teknike e anuluan. Lista zgjedhore nuk është pastruar. Nuk ka reforma në media. Presionet dhe ndërhyrja e partisë dhe shtetit vazhdojnë. Prandaj e tërë Maqedonia demokratike porositi që më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje“, thekson opozita.

Beteja për Maqedoninë vazhdon, shtojnë nga LSDM dhe theksojnë se siç e quajnë personi Gjorgje Ivanov patjetër ti anulojë të gjithë vendimet për falje të datës 12.04.2016, të cilat i miratoi me porosi të Nikolla Gruevskit dhe duhet patjetër menjëherë të largohet nga pozicioni.

„Ky ekip i krimit duhet të largohet, ndërsa grupi kriminal duhet të përgjigjet. Qytetarët e dinë këtë dhe prandaj u çuan në këmbë, prandaj janë me LSDM dhe të gjithë forcat demokratike në luftën për liri dhe demokraci. Ose Gruevski ose Maqedonia“, konsideron LSDM./Telegrafi/