Lidhja Social Demokrate ka paralajmëruar se pushteti do të merr 31 milionë euro tjera nga kreditorë të brendshëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kërkojmë nga Kiril Minoski që të arsyetojë se për kë dhe për çfarë kërkojnë të marrin 31 milionë euro për të cilët duhet të kthejnë edhe 15.8 milionë shtesë. Kërkojmë që Minoski mos gënjejë për këtë kredi që do ta merr shteti.” thonë nga LSDM./Telegrafi/