Telegrafi

LSDM: Maqedonia përparon, kaos ndodh vetëm në kokën e Gruevskit

Në kumtesën e tyre, LSDM-ja thotë se Nikolla Gruevski është shkaktari i problemeve më të mëdha të qytetarëve të Maqedonisë, i cili pasi që i varfëroi, tani po tallet me zgjidhjen e problemeve të cilët pikërisht ai i krijoi, përcjell Telegrafi.

“Kaos po ndodh vetëm në kokën e Gruevskit, i cili po përballet me përgjegjësinë për krimet që i ka kryer ndaj qytetarëve të Maqedonisë dhe tani në mënyrë të dëshpëruar mundohet t’i mbrojë edhe kryetarët e komunave nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, të cilët poashtu janë të zhytur thellë në krim duke i plotësuar verbërisht urdhërat e tij 11 vitet e kaluara”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Maqedonia tani përparon, me qeveria që punon për qytetarët e saj. Bëhen reforma, do të zgjidhet statusi i 3 mijë punëtorëve të falimentuar, rritja e pagës minimale në 12.000 denarë, ndihmë më e lartë nga shteti për ndërmarjet e vogla dhe të mesme, dhe për këtë shkak LSDM-ja është favorit në zgjedhjet lokale në tetor, vlerësojnë nga LSDM./Telegrafi/