“Nëse i akuzuari Gruevski vërtetë besonte në automjetet elektrike edhe vetë do ta kishte porositur një, në vend që të porosisë mercedesë luksoz me vlerë prej 600.000 euro, ka thënë mes tjerash nënkryetari i LSDM, Damjan Mançevski në reagimin e tij ndaj masave të reja të prezantuara nga kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, transmeton Telegrafi Maqeedoni.
“I akuzuari Gruevski din vetëm të realizojë projekte të dështuara të cilat janë të destinuara vetëm për paraqitjen e tij publike dhe fotografimit siç ishte projekti i Ditës së drurit. Është vonë që Gruevski të premton masa me të cilat tregon shqetësim të rremë për mjedisin. Në fakt, në aspektin e gazifikimit të Maqedonisë vetëm Strumica dhe Kumanova janë dy qytete të gazifikuara në Maqedoni, komuna në të cilat kryetarët janë nga radhët e LSDM. Gazifikimi i vërtetë i Maqedonisë do të ndodhë pas zgjedhjeve më 11 dhjetor nga qeveria e udhëhequr nga LSDM. Nëse i akuzuari Gruevski me të vërtetë beson në automjete elektrike dhe ai do të kishte porositur një në vend të automjetit të tij luksoz “Mercedes” prej 600,000 euro”, ka thënë Mançevski./Telegrafi/