Në përpjekje për ta fshehur të vërtetën korrierët mediatik shtypin trillime dhe gënjeshtra. „Kurir“ shkoi aq larg sa që me gënjeshtra u përpoq ti arsyetojë parullat e kundër-protestës së VMRO-DPMNE para Kuvendit, në të cilët ishin shkruar porosi kundër Bashkimit evropian, NATO dhe ambasadorëve në vend, thuhet në njoftimin e LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia është në këmbë për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjeve, në luftë për liri dhe demokraci, ndërsa propaganda e VMRO-DPMNE, e paguar me para të qytetarëve, përmes korrierëve mediatik më kot përpiqet ta fsheh të vërtetën, reagon LSDM.
„Qytetarët e dinë që Maqedonia gjendet në krizë vetëm që Nikola Gruevski të mos shkojë në burg. Po të mos ishte vendimi i turpshëm i Gjorgje Ivanov për falje, drejtësia do të kishte filluar ta arrijë Nikola Gruevskin. Maqedonia është në këmbë, ndërsa korrierët nuk i përmendin protestat në Shkup dhe qytetet anembanë Maqedonisë, për kthim të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Në përpjekje për ta fshehur të vërtetën korrierët mediatik shtypin trillime dhe gënjeshtra. „Kurir“ shkoi aq larg sa që me gënjeshtra u përpoq ti arsyetojë parullat e kundër-protestës së VMRO-DPMNE para Kuvendit, në të cilët ishin shkruar porosi kundër Bashkimit evropian, NATO dhe ambasadorët në vend. “Kurir”, “Republika” dhe “Radio Maqedonia e lirë” janë tre mediat pro qeveritare, të cilët për tre vite kanë realizuar të hyra prej 3 milionë euro. Prandaj këto media e mbrojnë kriminalin e Nikola Gruevskit dhe VMRO-DPMNE. Asgjë nuk i ndihmon, drejtësia do të arrijë te të gjithë. Demokracia ngadhënjen, po vjen Maqedonia e lirë dhe demokratike“, thuhet në njoftimin partiak të LSDM./Telegrafi/