Asgjë nuk do ta shpëtojë Nikola Gruevskin dhe bandën e tij kriminale nga përgjegjësia, e më së paku manipulimet e përditshme dhe sajimet e “korrierëve” mediatik, thuhet në njoftimin e LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gënjeshtrat dhe të pavërtetat e plasuar përmes korrierëve mediatik kanë për qëllim ti fshehin kriminalet e OBRM-PDUKM dhe Nikola Gruevskit.
Korrierët mediatik në frikë nga e vërteta dhe kthimi i drejtësisë, nuk e përcollën qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që falja duhet të shfuqizohet tërësisht dhe se drejtësia e përzgjedhur është e papranueshme.
Edhe ambasadori i Britanisë së madhe Charles Garrett, mbrëmë porositi “për barazi para ligjit nevojitet 56 nga 56”.
Sipas LSDM, “Kurir”, “Republika” dhe “Radio Maqedonia e lirë” janë tre mediat pro qeveritare të cilët për tre vjet kanë realizuar të hyra prej tre milionë euro.
“Prandaj korrierët mediatik janë mercenarët e vërtetë të cilët vendosen në mbrojtje të kriminalit të Nikola Gruevskit. Një gjë duhet të jetë e qartë, asgjë nuk do ti ndihmojë Nikola Gruevskit, më së paku gënjeshtrat e korrierëve mediatik. Nuk ka ikje nga përgjegjësia” porosisin nga LSDM.
“Sot, pa dallim nga përkatësia politike, kombëtare ose fetare, qytetarët e Maqedonisë janë në këmbë, në emër të demokracisë dhe lirisë, për rikthim të drejtësisë.
Nuk ka shpëtim për Nikola Gruevskin e falur dhe shoqërinë e tij. Çdokush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet” thuhet në njoftimin e LSDM.