Telegrafi

LSDM: Konventa e OBRM-PDUKM-së është farsë, Mickoski vet e ka zgjedhur kandidatin e vet

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “Konventa e sotme e OBRM-PDUKM-së është farë”.

“Anti-perëndimori Hristijan Mickoski vet ka zgjedhur kandidatin apo kandidaten e tij. Sot është vetëm zyrtarizimi”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë, siç thonë nga LSDM, e vërtetojnë edhe informacionet e publikuara te një pjesë e mediave të afërta me opozitën, sipas të cilëve, në konventë numri është përgjysmuar me delegatë që janë zgjedhur personalisht nga Mickoski.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM sot zgjedh kandidatin e saj për kryetar shteti

“Mbetet të shihet nëse dikush nga kandidatët do të tërhiqet nga politikat shkatërruese, anti-NATO dhe anti-BE të Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanov”, thonë nga LSDM./Telegrafi/