Kanë kaluar katërmbëdhjetë ditë nga katastrofa në të cilën u shuan jetët e 22 personave dhe gjashtë të tjerë llogariten si të zhdukur. Në mënyrë plotësuese është shkaktuar dëm i madh material në vendet e banuara rreth Shkupit”, thotë Borçe Georgievski, kryetar i LSDM në Gazi Babë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti kanë akuzuar se qytetarët me ditë të tëra janë lënë vetëm, ndërsa kanë akuzuar edhe Shaban Saliun dhe Suzana Saliun nga qendrat për menaxhim m kriza për mosrealizim të planit për mbrojtje, shpëtim dhe evakuim.
“Për të gjithë këto lëshime institucionet kompetente duhet të bartin përgjegjësi. LSDM që nga dita e parë është në terren duke u ndihmuar bashkëqytetarëve të vetë”, ka thënë Georgievski.