Telegrafi

LSDM: Kërkojmë të shpërndahet parlamenti (Video)

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe partnerët e saj të koalicionit në Parlament sot kanë dorëzuar një kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit, tha sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski.

‘Si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ne deputetët jemi të detyruar të tregojmë se mbetemi në pozicionet e rëna dakord në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe sigurojmë mirëqenie për qytetarët e Maqedonisë.

Çdo përpjekje për të vonuar shpërndarjen e Parlamentit nga shumica OBRM-PDUKM dhe BDI, do të jetë një dëshmi se qeveria e Nikolla Gruevskit dëshiron të shpëtojë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, ka thënë Sugareski konferencën për shtyp.
I pyetur se çfarë do të bëhet me ligjet e PSP, në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur dhe njësinë e gjashtë, Sugareski tha se “për të gjitha këto çështje lirisht të hartojnë partnerët e koalicionit një propozim, në bazë të shumicës të cilët e kanë në këtë Kuvend, mund ta fusin në Axhendën e sotshme dhe të gjitha këto probleme të zgjidhen dhe në mesnatë Kuvendi të shpërndahet”. /Telegrafi/