Site icon Telegrafi

LSDM: Ka ardhur koha që Gruevski dhe OBRM-PDUKM ta pranojnë realitetin

LSDM-ja përmes një reagimi me shkrim i është përgjigjur kryetari të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se zjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit është bërë në mënyrë joligjore. Nga LSDM theksojnë se kryetari i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe sipas rregullave. Ata shkruajnë se ka ardhur koha që Gruevski dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së të pranojnë realitetin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/keshtu-reagon-gruevski-pas-hyrjes-ne-kuvend-te-talat-xhaferit-foto/

“Diktatura për të cilën flet Nikolla Gruevski përfundoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit, kur shumica e qytetarëve votoi kundër regjimit të tij. Qeveria e re sjell jetë për të gjithë qytetarët në Maqedoni, drejtësi për të gjithë, institucione të pavarura, demokraci, shoqëri evropiane në të cilën qytetarët do të kenë jetë me dinjitet dhe cilësore”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version