Lidhja Social Demokrate ka reaguar në lidhje me shpalljen e listës së afaristëve botërorë nga ana e revistës së njohur ”Forbes”, ku është përfshirë edhe Maqedonia.
Sipas kësaj partie, përfshirja e Orce Kamçevit në Forbes tregon më së miri se ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LSDM-ja pyet se nëse Kaçevi ka një pasuri prej 238 milionë euro, atëherë sa është pasuria e Gruevskit dhe Mijallkovit. Më tej, kjo parti thotë se vetëm një firmë, ku aksioner është Kamçevi, ka fituar 7 tendera me vlerë prej 55 milionë euro në projektin ”Shkupi 2014”./Telegrafi/