LSDM-ja sot përmes një kumtese paralajmëroi padi penale kundër ministrit të Financave, Kiril Minoski dhe kundër zëvendësministres së Drejtësisë Biljana Brishkovska lidhur me dhënien e Euro-obligacionit të fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç qëndron në kumtesë, Minoski e ka dhënë Euro-obligacionin në mënyrë të kundërligjshme me nenin 18 paragrafi 6 nga Ligji për borxh publik. Brishkovska, theksohet në kumtesë, në mënyrë të paautorizuar ka marrë pjesë në lidhjen e konferencës me ivestuesit.
‘Minoski dhe Brishkovska e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme i kanë ngarkuar qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe do të duhet të mbajnë përgjegjësi’ thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Paralajmëruan se edhe për pjesëmarrësit e tjerë të involvuar pas zbardhjes së shkaqeve për pjesëmarrjen e tyre në këtë, siç thonë, procedurë të kundërligjshme, do të vijojnë padi penale.
‘Euro-obligacioni prej 450 milionë euro është i kundërligjshëm dhe LSDM-ja do të vazhdoj ta konrtestojë si borxh publik ligjor’, shtohet në kumtesë. /Telegrafi/