Kandidati për deputet nga NJZ 2-LSDM, Muhamed Zeqiri mbrëmë në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi nga takimi me banorët e rrethinës së Tetovës, gjegjësisht në fshatin Shipkovicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në Shipkovicë ishte me bartësin e listës së LSDM-së në NJZ 6, Petar Shilegov, dhe kandidtja për deputet nga kjo zonë zgjedhore, Gjylymsere Kasapi.
Ata para qytetarëve promovuan programin zgjedhor të koalicionit, ku edhe u mirëpritën nga dhjetëra banorë të këtij fshati. /Telegrafi/