Përmes një konference për shtyp të mbajtur sot, LSDM-ja bën të ditur se e përkrah propozim ligjin për reforma në mediume që dje u dorëzua në Kuvend nga shoqatat e gazetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie, Goran Sugareski, gjithashtu tha se kjo parti do të dorëzojë në Kuvend propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime autio dhe audio-vizuele të mediumeve, me procedurë të shkurtuar dhe me kërkesë për t’u mbajtur një mbledhje urgjente në Kuvend.
Më tej, Sugareski tha se pa këto reforma dhe pa listë zgjedhore të pastruar, nuk do të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, ndërkaq i pyetur nëse kjo parti do të merr pjesë në zgjedhje pa reformat në mediume, Sugareski u përgjigj se ende ka kohë dhe mundësi për t’u zbatuar reformat në mediume./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Shoqatat e gazetarëve në Maqedoni dorëzojnë propozimin e tyre për reforma në mediume