LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafi Maqedoni ka kërkuar nga Qeveria aktuale të ndërmarrë masa urgjente për ndotjen e ajrit. Sipas tyre, “Plani për jetë” i LSDM-së parasheh një sërë masash për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, mes të cilave gazifikimin e Shkupit dhe qyteteve tjera, subvencionimin e burimeve të energjisë dhe ngrohjes së qytetarëve, subvencionimin e filtrave për ndotësit më të mëdhenj dhe rritjen e hapësirave të gjelbërta në qytetet e vendit.
“Qeveria e re e udhëhqur nga LSDM, seriozisht do të angazhohet për zgjidhjen e problemit me ndotjen ekstreme, e cila është e rrezikshme për gjithë qytetarët në Maqedoni. Të dhënat e fundit, sipas të cilave Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë në top 10-shen e qyteteve të ndotura në Evrpë, tregon edhe një herë joseriozitetin e Qeverisë për zgjidhjen e problemit me ndotjen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/