Prej kur Bashkia e Shkupit vendosi që prej nesër të shfuqizohet vendimi për transport pa pagesë për gjithë qytetarë, kanë reaguar nga LSDM-ja duke thënë se masa për transport pa pagesë duhet të mbetet në fuqi dhe të shoqërohet me masa tjera që të vërehen rezultatet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ajri i helmuar e vendos në pikëpyetje shëndetin e qytetarëve në Shkup, ndërsa me muaj ajër të ndotur thithin edhe qytetarët e Manastirit, Velesit, Kavadarit dhe qyteteve tjera, ku nuk është ndërmarrë asgjë. I bëjmë thirrje pushtetit qendror në largim dhe qeverive lokale që të ndërmarrin hapa urgjent për zvogëlimin e ndotjes”, thonë nga LSDM-ja.
Nga kjo parti gjithashtu propozuan që të merren edhe masa tjera si: të ndalohen punimet në komunat me ndotje të lartë të ajrit, të subvencionohen materialet djegëse për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe të tjera./Telegrafi/