Site icon Telegrafi

LSDM-ja kërkon seancë parlamentare për vërshimet

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe opozita sot i kanë bë thirrje kryetarit të kuvendit, Trajko Veljanoski, që të thërret një mbledhje të kuvendit, ku do të diskutohet për gjendjen në vendet e përmbytura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputeti Petre Shilegov tha se grupi parlamentar i LSDM-së propozon masa konkrete, për t’u ndihmuar qytetarëve të zonave të vërshuara.

Shilegovi deklaroi se ekipet e kësaj partie në terenet e përmbytura, kanë vërejtur lëshime serioze në preventive dhe në organizimin në teren, si edhe keqpërdorim të ndihmave humanitare.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Ndryshe, Telegrafi Maqedoni qysh dje ka raportuar për lëshime në organizim dhe për keqpërdorime të ndihmave humanitare. Disa banorë janë ankuar se ndihmat nuk shkonin në duar të tyre dhe se dikush manipulon me to.

Sipas tyre, ndihmat shkonin në shtëpitë që nuk kanë pësuar dëme të mëdhaja, kurse ata më me nevojë nuk arrinin dot që të merrnin ndihma. Disa madje kanë deklaruar se ndihmat vidhen dhe se dërgohen në vende tjera të rajonit për t’u shitur te tregtarët.

Duke kërkuar që të mbeten anonim, banorët kanë treguarn se çështja e shpërndarjes së ndihmave kishte eskaluar edhe në përplasje verbale dhe fizike./Telegrafi/

Exit mobile version