Këshilli Qendror i LSDM-së nuk ka arritur t’i zgjedh nënkryetarët e partisë. Socialdemokratët thonë se Këshilli Qendror ka vendosur që nënkryetarët të zgjidhen mbledhjen e ardhshme. Ndërkohë në mbledhjen e sotme janë zgjedhur dhjetëra kryetar komisionesh dhe koordinatorja e forumit të gruas, ndërsa anëtarët kanë bërë edhe deklaratën për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
I pyetur nëse në mbledhje është diskutuar edhe për dy funksionar të LSDM-së për të cilët pretendohet se janë të përfshirë në rastin “Haraçi”, sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski ka deklaruar se deklarata e nënshkruar ka për qëllim t’i motivojë organet e ndjekjes penale që zbardhin të gjitha rastet në të cilat ka dyshime për krim dhe korrupsion.
Më herët, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se në mbledhje do të diskutohen ngjarjet e fundit politike në vend, takimi i liderëve dhe çështje të brendshme politike. /Telegrafi/