Site icon Telegrafi

LSDM-ja e kritikon pushtetin për sigurinë e ndërtimeve të ‘Shkupi 2014’

LSDM-ja opozitare sot porosit se opinioni duhet ta dijë nëse disa prej objekteve të projektit ‘Shkupi 2014’ janë kanasoje për sigurinë e përgjithshme dhe kërkoi që institucionet të lejojnë qasjen e papengueshme të ekipeeve të gazetarëve brenda bodrumeve dhe themeleve të objekteve që qytetarët të shohin sesi duket ato, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Dy ditë ekipet e ndërmarrjeve komunale janë duke bërë kujdestari në ndërtimet e shtrenjta në qendër të Shkupit dhe prej tyre janë duke nxjerrë ujëra të zeza të cilat drejtpërdrejtë e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve’, tha në konferencën për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Edhe krahas të gjitha revizioneve dhe dëshmive për planet ndërtimore të cilat janë zbatuar keq, theksoi Shilegov, deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për të gjitha këto. /Telegrafi/

Exit mobile version