Gjithnjë e më shumë flitet se tashmë ka një marrëveshje për qeverisje në Maqedoninë e Veriut.
Portali Faktor raporton se një gjë e tillë është arritur dhe se partia maqedonase LSDM e ka thirrë Këshillin Qendror të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve partiake të këtij portali, Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i partisë do të mbajnë mbledhje pasnesër, ndërkaq për marrëveshjen është njoftuar edhe anëtarësia.
Përndryshe, nesër do të takohen liderët e partive të LSDM-së dhe BDI-së, përkatësisht Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti./Telegrafi/