Në mbledhjen e radhës të Këshillit qendror të LSDM-së, u përshëndetën, siç thonë, dy kushtet e plotësuara që kjo parti i vendosi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve të 5 qershorit, që për këtë parti, do të ishin zgjedhje kriminale, si edhe është shfuqizuar vendimi i kryetarit Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.
Këshilli qendror i kësaj partie, i ka dhënë dritë jeshile, kryetarit të partisë, Zoran Zaev dhe udhëheqësisë së partisë, që të vazhdohet me procesin e daljes së vendit nga kriza politike, përmes sigurimit të sundimit të ligjit, si edhe plotësimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, drejta, demokratike dhe të besueshme./Telegrafi/