Nga partia në pushtet LSDM thonë se Ivanov edhe gjatë ditëve të fundit të mandatit të tij si president, vazhdon që të jetë pengesë e reformave.
“Gjorge Ivanov edhe në ditët e fundit të tij të mandatit vazhdon që të jetë pengesë i reformave, të punojë kundër interesave shtetërore dhe interesave të qytetarëve”, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje thonë se forma destruktive e Ivanovit është që të mos i nënshkruaj dekretet e reformave ligjore të cilat janë të rëndësishme për përparimin e vendit dhe qytetarët.
“Ivanov nuk ka nënshkruar dekretet për Ligjin për Agjencinë Teknike Operative dhe Ligjit për komunikim elektronik, të miratuar me konsensus në Kuvend”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Nga atje thonë se këto ligje janë të mbështetura edhe nga deputetët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/