Site icon Telegrafi

LSDM: Ivanov është i obliguar që të veprojë sipas Kushtetutës

LSDM përmes një kumtese me shkrim porosit se presidenti Gjorge Ivanov është i obliguar që të veprojë sipas Kushtetutës dhe ta japë mandatin për formimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjorge Ivanov duhet të ndalojë me sjelljen e paarsyeshme dhe të fillojë t’i respektojë obligimet kushtetuese. Shumë shpejt Ivanov do të marrë njoftim me shkrim nga kryetari i ri i Kuvendit, përmes së cilit do të informohet se ka shumicë të formuar parlamentare demokratike dhe legjitime. Nga ai moment, Ivanov duhet të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve dhe t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Theksohet se programi i publikuar i qeverisë së re reformuese e garanton integritetin dhe unitetin e Maqedonisë, me çka hiqen të gjitha arsyetimet për mosdhënien e mandatit, njofton AIM.

“Maqedonia do të bëhet me qeveri të re reformuese për të cilën votoi shumica e qytetarëve. Ivanov duhet të ndalojë me dëmtimin e interesave shtetërore dhe nacionale. Çdo vepër në kundërshtim me interesat shtetërore është kundër Kushtetutës dhe e ndëshkueshme”, potencohet në kumtesën e LSDM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version