Telegrafi

LSDM: Institucionet luftojnë kundër të gjithë burimeve të ndotjes së ajrit

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “problemi disavjeçar i ndotjes së ajrit që 11 vite ishte i injoruar nga ana e OBRM-PDUKM-së sot zgjidhet vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike me angazhim të plotë të të gjithë institucioneve si në nivelin lokal poasthu edhe në nivelin qendror”

LSDM thotë se po riparohet gjelbërimi që për një dekadë ishte shkatërruar për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Problemi i ajrit të ndotur është kompleks, por të gjitha institucionet kompetente përmes një koordinimi të përbashkët veprimi në mënyrë aktive luftojnë kundër të gjithë burimeve të ndotjes së ajrit”, thonë nga LSDM.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Qeveria shpenzoi 7 miliard euro pa investuar asnjë denarë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Sipas LSDM-së, në mënyrë sistematike zgjidhet problemi disa vjeçar i ajrit të ndotur me qëllim që për dy vite, sipas tyre, niveli i ajrit të ndotur do të ulet për 50% në Shkup dhe në qytetet tjera të mëdha nga 30 deri 50% në gjithë Maqedoninë./Telegrafi/