Site icon Telegrafi

LSDM: Gruevski do të përgjigjet para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim, korrupsion

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Televizionin Sitel, ku flet kundër dygjuhësisë dhe thotë se shteti do të kantonizohet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e LSDM-së thuhet se Maqedonia hapëron drejt të ardhmes për të gjithë dhe se gënjeshtrat e Gruevskit nuk do ta pengojnë këtë. Kjo parti konsideron se mbi 612 mijë qytetarë në Maqedoni kanë zgjedhur ndryshime, kanë zgjedhur jetë dhe të ardhme më të mirë.

Lexo po ashtu Gruevski: I pari do shkoja në burg vetëm të mos ngatërrohet shteti

Për LSDM-në sjellja e Gruevskit ndaj Maqedonisë në dhjetë vitet e fundit ka qenë kriminele, duke shtuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim, korrupsion, linçim.

Njiherit LSDM-ja hedh poshtë deklaratat e Gruevskit për ridefinim, federalizim ose kantonizim të Maqedonisë, duke i konsideruar si gënjeshtra./Telegrafi/

Exit mobile version