Site icon Telegrafi

LSDM: Gruevski nuk mund ta pengojë drejtësinë, do të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimet

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Gruevskit, i cili tha se nga premtimet e LSDM-së nuk do të ketë asgjë dhe e akuzoi për ndërprerje të projekteve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të shtetit.

Nga LSDM thonë se Gruevski nuk mund ta pengojë drejtësinë dhe se frikësohet nga përgjegjësia, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas ikjes së mbrojtësit të tij, ish-prokurorit publik Marko Zvrlevski, paniku dhe dëshpërimi në shfaqjet e Gruevskit është më se i qartë. Me ndryshimet dhe reformat që po ndodhin, gjyqësori dhe prokuroria do të lirohen tërësisht nga presionet partiake që ka vendosur Gruevski dhe OBRM-PDUKM, që të ikin nga përgjegjësia për keqpërdorimet”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti më tej shtojnë se procesi për kthimin e drejtësisë ka filluar dhe secili do të mbajë përgjegjësi për veprat e tij./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gruevski: LSDM ka ndërprerë të gjitha projektet për zhvillimin ekonomik të vendit (Video)
Exit mobile version