Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka reaguar ndaj vizitës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në rajonin e Pollogut, duke akuzuar qeverisjen e tij se tash e 10 vite nuk ka zgjidhur asnjë problem të banorëve të kësaj ane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti i rikujton Gruevskit se nuk është ndërtuar as deponia rajonale për rajonin e Pollogut që duhej të përfundonte deri më 2013, ndërkaq bërllougu në Tetovë është duke u shtuar dita ditës, duke mos harruar edhe pastrimin e shtratit të lumit Vardar në këtë anë.
LSDM-ja përmend edhe pasigurinë në autostradën Shkup – Tetovë, ku rasti më i freskët i një aksidenti është mbytja e një ariu./Telegrafi/