Telegrafi

LSDM: Gruevski në vend që të vendos kushte, të përgatitet për opozitë

LSDM-ja i është përgjigjur deklaratave të Nikolla Gruevskit, i cili ftoi që Maqedonia menjëherë të merr ftesën për anëtarësim në NATO dhe të filojë bisedimet me BE-në. Nga LSDM thonë se, Gruevski për 11 vite ka rrezikuar perspektivat euroatlantike dhe se qeveria e re do të lëvizë përpara proceset integruese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gruevski: Maqedonia menjëherë të merr ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë bisedimet me BE-në

“Para 11 viteve kishte mundësi të lëvizë proceset eurointegruese për të mirën e qytetarëve, por Gruevski bëri gjithçka të pengojë perspektivën euroatlantike dhe të largojë vendin nga bota demokratike. Në vend që të vendos kushte, Gruevski duhet të përgatitet për opozitë dhe të jep përgjegjësi për atë që i ka bërë Maqedonisë në vitet e kaluar”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/