Kanë vazhduar akuzat e partisë opozitare LSDM rreth punës së partisë qeveritare OBRM-PDUKM. Këtë herë LSDM ka reaguar për gasifikimin e Maqedonisë duke thënë se ish-kryeministri Gruevski gënjen opinionin se do ta gazifikoj Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Për 10 vite Gruevski e gënjen opinionin se do të gasifikojnë Maqedoninë, ndërsa tani ka shlyer edhe konkursin për distributor të këtij rrjeti që u publikua para tre viteve. Kjo ndodh për ironi, në kohën kur në botë është çmimi më i ulët i gazit deri tani.” thonë nga LSDM.
Gjithashtu nga LSDM premtojnë se do të gasifikojnë të gjithë komunat, sa të jenë në qeveri./Telegrafi/