Telegrafi

LSDM: Gruevski dhe truprojet e tij kanë fluturuar për në Turqi pa u kontrolluar nga dogana

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me mënyrën se si ka shkuar Nikolla Gruevski në Antali. Nga LSDM thonë se ai dhe truprojet e tij nuk janë kontrolluar nga doganat në aeroportin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”A u lejuan dhe nga kush u lejuan që Nikolla Gruevski dhe truprojet e tij të shkojnë në Turqi? A ka qenë shkaku se ata kanë qenë të armatosur. Çka ka pasur me vete Gruevski dhe ”hijet” e tij? Çka kanë fshehur? Nga OBRM-PDUKM duhet të spjegojnë për qytetarët përë këtë luks të kryetarit të tyre, që nuk mund të pajtohet me faktin se nuk është më Kryeministër” thuhet në reagimin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë lidhur me shkuarjen e Nikolla Gruevskit për pushime në Antali./Telegrafi/