Telegrafi

LSDM: Fitorja e Pendarovskit në rrethin e parë paralajmëron mbështetje nga qytetarët më 5 maj

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “në zgjedhje të lira dhe demokratike fitoi Stevo Pendarovski në rrethin e parë”.

“Fitorja e Pendarovskit në rrethin e parë paralajmëron mbështetje më të madhe nga qytetarët për konceptin ‘Bashkërisht para’ në rrethin e dytë më 5 maj”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, romë, boshnjakë dhe gjithë të tjerët janë të bashkuar rreth konceptit të Stevo Pendarovskit për zhvillim.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Qytetarët thanë se duan drejtësi, Siljanovska fitoi mbështetjen e shumicës

“Në rrethin e dytë, qytetarët edhe më fuqishëm do të mbështesin zhvillimin, do ta mbështesin konceptin që çon drejt NATO-s dhe BE-së”, thonë nga LSDM./Telegrafi/