Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë konsideron se mediat në Maqedoni e kanë shkelur Ligjin për zgjedhje, duke kërkuar njiherit edhe reagimin e KSHZ-së dhe Komisionit Ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj partie, mediat janë të obliguara që të respektojnë dispozitat e Ligjit për zgjedhje, posaçërisht Nenin 69, që ndalon prezantim medial zgjedhor të takimeve publike dhe aktiviteteve tjera jashtë periudhës së paraparë për fushatë parazgjedhore.
LSDM-ja konsideron se me sjelljen joprofesionale të disa mediave dhe portaleve në internet, rrezikohet drejtpërsëdrejti besueshmëria në procesin zgjedhor.
Njiherit kjo parti bën të ditur se ka dorëzuar ankesa deri te organet përgjegjëse, në lidhje me Ligjin zgjedhor./Telegrafi/