Në Maqedoni po ndodh një ndryshim pasi partia më e madhe opozitare ka shënjestruar votuesit shqiptarë si votues potencial për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të dielë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nëpër duart dhe para shtëpive të qytetarëve shqiptarë janë gjetur njoftime për tubime të lëshuara edhe nga LSDM-ja edhe në gjuhën shqipe.
Më herët, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se në Maqedoni do të fillojë të respektohet çdo qytetarë dhe Maqedonia do të bëhet me dy gjuhë të barabarta./Telegrafi/