Site icon Telegrafi

LSDM e pason politikën e Rankoviqit dhe Millosheviqit

Në ‘Studio e Hapur’ të TV Nova, analisti politik dhe historiani Nikolla Srbov, ka kritikuar LSDM-në, duke deklaruar se në LSDM është metastazuar Sorosi, ku target janë partitë majtiste ku më lehtë mund të depërtohet dhe nga atje të luftohet kundër të dajthtes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Soros krijon ndonjë ideologji të re, krijon internacionalisht që do të kthehet në ndonjë të majtë ekstreme, i ka shkatërruar socialdemokratët, krijon ndonjë shoqëri të hapur, dëshiron t’i fshijë kufijtë, identitetin, godet në religjione, promovon familje geij, industria e cila është themel për një shtet të pavarur…Dëshiron të na bashkojë gjithë Ballkanin nën një kapelë? Soros do të jet Stalini? Bëhet fjalë për totalitar të përmasave të papara, por LSDM e kafshoi karremin. Branko Cërvenkovski nuk ishte i përgatitur ta kafshojë edhe pse i ishte ofruar, por Zaev u kap’, ka deklaruar Srbov.

Në Maqedoni ‘e majta’, veçanërisht LSDM është pasuese e babait komunist, të Millosheviçit, kurse para Millosheviçit nga Rankoviqi-njeriu i cili ka bërë likuidimin e shqiptarëve në këto hapësora. LSDM është vazhdimësi e asaj partie politike, ka theksuar Srbov i ftuar në ‘Studio e Hapur’. /Telegrafi/

Exit mobile version