Pas dorëheqjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavreski, ka reaguar partia opozitare maqedonase LSDM, dhe se kjo dëshmon se rënien e krimit të kumbarllëkut të betonizuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Dorëheqja e e kumbarit të Zoran Stavreskit tregoi se po prishet familja kriminele kumbare e betonizuar.
Një nga lojtarët kryesorë të regjimit lëshoi anijen në fundosje. Fundi i regjimit është afër.
Shpresa e fundit për shpëtimin e Nikolla Gruevskit, falja kriminele nga Ivanov dështoi. Vijon përgjegjësi për kriminelët.
Korrupsioni dhe krimi i pushtetit, realitet, 10 vjet fshehet nga qytetarët nëpër errësirën mediatike.
Por, asgjë nuk do ta shpëtojë Nikolla Gruevskin nga përgjegjësia. Të paktën gënjeshtrat e korrierëve mediatik.
Drejtësia do të ketë, çdokush që ka shkelur Ligjin do të përgjigjet”, thuhet ndër të tjera nga LSDM. /Telegrafi/