Rezultatet e anketës së fundit të bërë nga “Telma” dhe QBMN-së tregojnë se qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme. Shumica e qytetarëve prej 58.9% u përgjigjën se ishin kundër, ndërsa 33.5% “për”. Nuk ka gjithashtu dallim të madh midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të zgjedhjeve në baza etnike.
Kur duhet të mbahen zgjedhjet? 47% e të anketuarve pranojnë afatin e rregullt, 25% duan të zgjedhje të jashtëzakonshme, sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa 16,1% dëshirojnë që ato të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale.
Ndërsa në pyetjen se cilit politikan i besojnë më shumë, 21.4% përkrahin Zoran Zaevin, 7.4% Hristijan Mickoskin, Gjorge Ivanovin 6.1%, Ali Ahmetin 5.7%, Ziadin Selën 3.8% dhe Nikolla Gruevskin 2.7%. Ndërsa 39.9% janë shprehur se nuk besojnë në asnjërin.
Zoran Zaev ka mbështetje të madhe edhe tek shqiptarët e 17.6%, ndërsa Ali Ahmeti kryeson me 23%, ndërsa i treti është Sela me 16% dhe Lëvizja Besa me 2.4%.
Nëse do të ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare LSDM do të merrte 26.8%, OBRM-PDUKM 21.5%, BDI 6.7%, Aleanca për Shqiptarët 3% dhe BESA 2.4%./Telegrafi/