LSDM-ja njoftoi se sipas të dhënave të publikuara dje nga Raporti i Ministrisë së Financave, përfshirë edhe fundin e vitit të kaluar borxhi publik i shtetit ende është mbi 50%, edhe pse nga pushteti kanë pohuar se është zvogëluar, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
‘Kjo do të thotë se ministri i Financave në largim Kiril Minoski, në fushatën zgjedhore i ka gënjyer qytetarët se borxhi publik është zvogëluar për 1.4%. Borxhi është ende në nivelin kritik mbi 50%, siç paralajmëruan edhe institucionet financiare ndërkkombëtare, ku shprehën shqetësim për dinamikën e huamarrjes së shtetit’, thuhet në kumtesën e LSDM-së. /Telegrafi/