Site icon Telegrafi

LSDM: Me bonon në euro borxhi në tregun e jashtëm do të arrijë 920 milionë euro

Me lëshimin eventual të bonos në euro në vlerë të çmendur prej 650 milionë euro, Gruevski vetëm në afat prej tetë muajsh do ti fus qytetarët në borxh, prej 920 milion eurosh, edhe atë vetëm në tregun e jashtëm. Nëse lëshohet bonoja në euro, borxhi publik për një ditë do të ngjitet për 54 për qind marramendës nga BPV“, thuhet në njoftimin e LSDM, për huamarrjen e re të Qeverisë përmes lëshimit të bonos në euro prej 650 milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ky është një krim financiar, ekonomik ndaj qytetarëve të Maqedonisë dhe ndaj gjeneratave të ardhshme, jashtë arsyes dhe mendjes së shëndoshë. Mundësia për shfrytëzimin e kredive të lira të FMN ose nxjerrjen e maksimumit nga mjetet e pakthyeshme përmes fondeve IPA që janë në dobi të qytetarëve të Maqedonisë, është е humbur përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e LSDM.

Nga LSDM opozitare thonë se vendimi për bonon e re evropiane do të jetë i paligjshëm edhe pas votimit të rebalancit të buxhetit sepse shuma prej 650 milionë eurosh e tejkalon normën për huamarrje të jashtme edhe me propozim rebalancin e buxhetit./Telegrafi/

Exit mobile version