Përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni, LSDM ka porositur se vullneti i qytetarëve të cilët në zgjedhje kanë votuar për përkrahje të PSP-së, patjetër të respektohet.
Nga LSDM thonë se mbi 612 mijë qytetarë votuan për ndryshime, drejtësi dhe për mbështetje të PSP-së dhe janë shprehur kundër pushtetit të OBRM-PDUKM-së.
‘Vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë duhet të transformohet te institucionet’, thonë nga LSDM. /Telegrafi/