LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me përmbushjen intensive të premtimeve të bëra në “Planin për jetë”, tha Ivan Trpeski, anëtar i Komisionit të Energjisë në LSDM.
“Përmes një seri masash specifike ne përmirësojmë jetën e përditshme të qytetarëve.
LSDM është e përkushtuar fuqimisht në luftën kundër ndotjes së ajrit, po merren masa për të adresuar burimet e ndotjes.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM mori vendim për të subvencionuar qytetarët për blerjen e kondicionerëve ekologjikë për amvisëritë të cilët ngrohën me energji joekologjike”, tha ai.
Ai shtoi se 10.000 amvisëri nga Manastiri, Kërçova, Tetova dhe Qyteti i Shkupit do të kenë mundësi të marrin subvencione prej 1.000 eurosh për të blerë kondicioner ekologjik./Telegrafi/