Reagon LR-PDSH ndaj diskriminimit për shqiptarët në Ministrinë e shëndetësisë. Partia e Selës ka reaguar për investimet në spitale, punësimet dhe edukimin e kuadrove të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Investimet asimetrike regjionale në shëndetësi (80 mil. euro në Spitalin Klinik në Shtip, 8.5 mil. euro në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë) janë te ndjekur edhe me punësime asimetrike, poashtu në aspekt regjional. Këtë e vërteton edhe konkursi i dytë për specializime të bashkëfinancuara i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas analizave te bera del se ne konkursin e specializanteve gjithsej jane pranuar 73 mjeke, prej te cileve 7 ose 9.6% jane shqiptare e 66 te tjere, ne nivel shteteror.
Nga rangimi i kandidatëve vërehet se kemi të bëjmë me degradim dhe ofendim ndaj mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë (të vlersuar me koeficientin famoz, kësaj rradhe 0.8), në krahasim me ato të Shkupit (1.5) dhe Shtipit (1.125!!!). Ky rangim ndikon shumë në rezultatin përfundimtar dhe është i disfavorshëm për mjekët e diplomuar në Tetovë si dhe sihariqi i rradhës, mjekët që kanë diplomuar jashtë shtetit (qofshin edhe nga Harvardi!!!) me koeficient 0.3!!!
Skandaloze është edhe numri i vendeve të ndara për specializime me kriterium ala-ballkançe, i pakuptimtë edhe për sekretarin e Spitalit Klinik në Tetovë, i cili deklaron se kërkush nga Ministria e Shëndetësisë nuk i ka informuar e as që i ka konsultuar, SKANDAL I PAPARË. Për Shtipin 10 vende, ndërsa për Tetovën vetëm 1!!! Strumice e Veles – 9 ndërsa, Kërçova dhe Gostivari – 1; Kavadari 3 etj.
Është e udhës që përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Shëndetësisë të na spjegojnë për këto anomali që përsëriten disa herë, nëse jo neve “të ligës të tretë” atëherë 153 mijë votuesve në zgjedhjet e fundit, në të cilët thirren gati në çdo prononcim.” (sic) thuhet në reagimin e Departamentit të Shëndetësisë pranë LR-PDSH-së./Telegrafi/
Këtë diskriminim, i pari e shpalosi Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu lexo: Ipçja: Fajin e kanë mjekët shqiptar konkurruan vetëm 17 dhe më shumë se gjysma nuk u shfaqën në testim
Gjithashtu lexo: Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet
Gjithashtu lexo: Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën