Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar ndaj sjelljes së sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj gazetarit të Televizionit 21 duke kërkuar që të fshi fotografitë ku duket ish kryeministri duke shëtitur në sheshin Maqedonia në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”LR-PDSH reagon ashpër ndaj sulmit të truprojavë të ish kryeministrit Gruevski, të cilët pa asnjë fije turpi sulmuan gazetarin e TV 21-Maqedoni dukë ndërhyrë në mjediset e TV 21, dhe duke dashur të ushtrojnë dhunë dhe frigë ndaj këtij Televizioni të pavararur shqiptar. Gazetarët dhe mediat e verteta të pavarura kudo në botë kanë vendin e merituar dhe janë të paprekura nga pushtetit. Fakti se në Maqedoni po sulmohen gazetarët flet se ky pushtet e ka shndërruar vendin në një vend diktatorial ku mbizotron regjimi dhe heshjta e fjalës së lirë. LR-PDSH solidarizohet me gazetarin dhe ekipin televiziv të TV 21, njëkohësisht shpreh respektin për punën profesionale të kësaj shtëpie televizive, për punën e saj të pavarur dhe profesionale. I bëjmë thirje pushtetit që ti mbani duart sa më larg gazetarëve dhe shtëpive televizive.” thuhet në deklaratën e LR-PDSH./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Ja fotografia që sigurimi i Gruevskit kërkoi të fshihet (Foto)
Gjithashtu lexo: Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)