Aktivistët e LR PDSh – Gostivar, me ndihmat e grumbulluara për në zonat e rrezikuara nga vërshimet kanë arritur në destinacionet e duhura. Janë dërguar dy furgona me preparate higjienike, ushqime dhe ujë, si dhe mjete pune dhe mbathje, ndërsa një furgon me medikamente, transmeton Telegafi Maqedoni.
“Gjithashtu, në terren nga orët e mëngjesit qëndron edhe ekipi mjekësor, të cilët u shërbejnë popullatës së zonave të rrezikuara.
LR PDSh – Gostivar, falënderon qytetarët e Gostivarit për humanitetin dhe solidarizimin me vëllezërit dhe motrat tona nga rajoni i Shkupit dhe Tetovës”, thuhet në njoftimin e LR PDSh.
Nga kjo parti bëjnë të ditur se ky aksion për grumbullimin e ndihmave vazhdon, ndërsa pika e grumbullimit të ndihmave gjendet përballë Pallatit të kulturës në Gostivar.
Prej aty lajmërojnë se në ditët në vijim do të nisen edhe ndihmat tjera për në rajonet e Shkupit dhe Tetovës./Telegrafi/