Telegrafi

LR-PDSH: BDI i promovon anëtarët e vet si anëtarë të partisë sonë

Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar në lidhje me lajmin se BDI ka marrë disa aktivist të tyre nga Saraji

Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, LR-PDSH ka thënë se ata kanë qenë aktivist të BDI-së dhe se BDI nuk duhet të merret me gënjeshtra por të rehabilitoj veten nga, siç thonë nga LR-PDSH, krimet dhe aferat e tyre.

”Në momente kur të gjithë braktisin BDI-në, pushteti po inskenon një situate kur njerëz të BDI-së kalojnë në BDI. Lajmi s’ka të bëjë me të vërtetën, ndërsa për ideatorin e kësaj ngjarjeje, Blerim Bexheti, në vend të merret me rehabilitimin e tij politik dhe nuk mundet t’i shëroj plagët e tij komprotiuese, korruptive dhe amorale i ka dhënë vetes detyra partiake për ta rritur rejtingun e tij me trafikime parazgjedhore. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta kuptoni fuqinë reale të ‘Aleancës për Shqiptarët’. Saraji është dhe do të ngelet bastioni i Aleancës Për Shqiptarët!” thonë nga LR-PDSH për Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/

Lexo po ashtu Aktivistë të LR-PDSH-së kalojnë në BDI (Foto)