Lëvizja Popullore për Maqedoninë dhe Partia socialdemokrate e Maqedonisë kanë ngritur padi deri në Gjykatën administrative pasi KSHZ-ja hodhi poshtë listat e tyre për deputetë për shkak të parregullsive të shumta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga KSHZ-ja thonë se paditë fillimisht dorëzohen tek ata, dhe më pas të njejtat bashkë me dëshmitë se përse listat nuk janë pranuar i dorëzojnë në Gjykatën administrative dhe pastaj Gjykata në afat prej 24 orëve merr vendim për paditë./Telegrafi/